Nënkryetari i LSDM-së në paraqitjen e tij me rastin e 8 shtatorit, Ditës së pavarësisë së Maqedonisë tha: Qytetarët e Qytetit të Shkupit nuk meritojnë hajna arrogantë të cilët u vjedhin para, ardhmëri dhe shëndet qytetarëve tanë. Shilegov porositi që pas ndryshimeve në zgjedhjet lokale, qeverisja e re e qytetit bashkë me qytetarët do të punojë pa ndalë për Shkupit që të jetë krenari e gjeneratave të reja.

Do ti japim fund ndërtimit të egër në qytet, Do ta bëjm Shkupit ashtu siç duhet. Nuk do të ketë më leje ndërtimi nëse nuk do të sigurohen pesë drunjë për një banesë, tha Shilegov.

Në paraqitjen e tij Shilegov porositi se nuk do të shpenzohen para në projekte të panevojshme, por se do të ndërtojnë në mënyrë sistematike. “Nuk do të shpenzojmë në rrota panoramike, do të shpenzojmë në shkolla të reja dhe transport publik ekologjik.