Shilegov: Me ndryshimin e kodit zgjedhor, përbërja e KSHZ-së do të harmonizohet me grupet parlamentare! (VIDEO)

Gjatë debatit të sotëm në suaza të seancës plenare në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, me kusht është arritur marrëveshje politike, partitë politike që participonjë me deputetë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë kanë bërë ndryshime dhe plotësime të kodit zgjedhor. Ndryshimet dhe plotësimet ishin në pjesën që ka të bëjë me përbërjen e Komisionit shtetëror zgjedhor. E dini edhe vet që Komisioni shtetëror zgjedhor është i përbërë nga dy nivele, një nga ekspertët, tjetri nga përfaqësues të partive politike në Kuvend dhe në fakt më këtë ndryshim bëhet harmonizimi i mundësisë për të aplikuar këtë nën në Kodin zgjedhor. Gjegjësisht, pas zgjedhjeve parlamentare në dhjetor të vitit 2016 të risistemohet struktura e Komisionit shtetëror zgjedhor në përputhshmëri me grupet parlamentare në Kuvend, theksoi Petre Shilegov, deputet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.
Kjo në parktikë do të thotë që do të sillen vendime për shkarkimin e përfaqësuesve politik në KSHZ, kështu do të duket përbërja e re në Komisionin shtetëror zgjedhor, dy përfaqësues nga partia më e madhe qeverisëse, një përfaqësues nga partia e dytë qeverisëse, dy përfaqësues nga partia më e madhe opozitare, edhe një përfaqësues nga partia e dytë më e madhe opozitare, në këtë rast përfaqësuesin e vet do duhej ta emëron Lëvizja BESA. Ky është thelbi i këtyre ndryshimeve, në tekstin e më hershëm të kodit zgjedhor nuk kanë ekzistuar dispozita me të cilat Kuvendi mundeshte të shkarkojë dhe të emërojë përfaqësuesit e KSHZ-së, andaj kishim konflikt për përbërjen e KSHZ-së, gjegjësisht cilët janë përfaqësuesit e saj. De fakto, pas përfundimit të zgjedhjeve më 11 dhjetor, përbërja e KSHZ-së ishte në kundërshtim me rezultatet e zgjedhjeve, tha ai.