Gjatë ditës sotme Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të cilët po udhëtonin drejtë pikë-kalimit kufitar në Merdar dhe të njëjtit kishin bërë tejkalim të kolonës së automjeteve në mënyrë të palejueshme.
Personat në fjalë nuk kishin respektuar rregullat e zyrtarëve policor, të cilët i kishin sugjeruar të ktheheshin në kolonë. Ata madje në shenjë revolte kanë sulmuar fizikisht zyrtarin policor.
Pas këtyre veprimeve, të dyshuarit janë arrestuar, ndërkaq prokurori ka iniciuar rastin si “sulm ndaj personit zyrtar”.
Rastin e ka sqaruar Zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha, cili ka thënë se personat në fjalë janë ndaluar në qendrën e ndalimit për 48 orë për procedurë të mëtejme.