Ndeshja mes Amies dhe Lille, është ndërprerë në minutën e 15’-të, shkaku i rrëzimit të një pjesë të vogël të stadiumit.

Festa e një goli të shënuar nga Fado Bello, ka mundur t’u kushtojë tifozëve të Lille, në përballjen e javës së tetë ndaj Aims.

Ndërsa tifozët po festonin dhe duke u hedhur golin e lojtarit të tyre, një pjesë e tribunave të stadiumit është shembur, duke bërë që të rrëzohen disa tifozë.

Lajmet e para që vijnë nga mediet franceze, sugjerojnë që fatmirësisht nuk ka të lënduar rëndë.