Ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska, në kuadër të vizitës dyditore në Slloveni, sot do të takohet me pjesëtarët e ARM-së, të cilët në këtë moment janë pjesë e stërvitjes për mbrojtje kundërajrore.

Nga Ministria e Mbrojtjes informojnë se qëllimi i kësaj stërvitjeje është të përforcohen aftësitë për planifikim dhe zbatim të mbrojtjes kundërajrore dhe të përmirësohet interoperabiliteti mes dy armatave.

Para ministrja do të prezantohet stërvitja e cila përbëhet nga pjesa teorike dhe praktike për trajnim të përdorimit të sistemit të lehtë transportues raketor “Gjilpëra”. Stërvitjet e përbashkëta vazhdojnë në tetor në Maqedoni kur pjesëtarë të forcave të armatosura të Sllovenisë së bashku me kolegët e tyre nga Maqedonia do ta realizojnë stërvitjen ushtarake “Sfida 17”.

Siç kumtojnë nga Ministria e Mbrojtjes, ministrja Shekerinska në mëngjes ka realizuar takim me kryetarin e Sektorit për mbrojtje në Parlamentin slloven, Zhan Mahniç dhe me me anëtarët e trupit kuvendor të mbrojtjes.

Dje ministrja Shekerinska në Lubjanë ka pasur takim zyrtar me kolegen e saj sllovene, Andreja Katiç. Në margjinat e Forumit strategjik të Bledit, ministrja u takua edhe me presidentin e Sllovenisë, Borut Pahor, me eurodeputeten Tanja Fajon, ndërsa ka pasur edhe darkë pune me përfaqësuesen e lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federika Mogerini.