Deputetët serbë në Parlamentin e Kosovës kanë hyrë në Kosovës përmes pikës kufitare në Merdare. Këtë e ka bërë të ditur Fatmir Sheholli zyrtar i afërt me Listës Sprksa.

Për 30 minuta pritet të shkojnë në Parlament deputetët e Listës Srpska të cilat kanë qenë në Beograd gjatë ditës.

Lajmin për hyrjen e deputetëve në Kosovë e ka bërë të ditur Fatmir Sheholli, i afërt me Listën Srspka.

Fatmir Sheholli ka treguar se deputetët e listës Srpska kanë hyrë në Kosovë kah pika kufitare e Merdarit.

“Në orën 18.50 do të jenë në Parlament”, ka thënë Sheholli për Klan Kosova.

Seanca e Parlamentit është ndërprerë pikërisht për shkak të mungesës së deputetëve serbë. Në mungesë të tyre, Opozita kërkoi të votohet Qeveria, pasi PAN’i s’i kishte votat për Qeverinë e re.

Aktualisht, deputetët kanë dalë në pauzë.