Një zyrtar i lartë i policisë norvegjeze është dënuar me 21 vjet burg për korrupsion  dhe për ndihmem që i ka dhënë një trafikanti famëkeq droge.

Eirik Jensen,  drejtoi i luftës kundër krimit të organizuar në kryeqytetin  e Oslos, u arrestua në vitin 2014.

Të hënën, një gjykatë zbuloi se kishte marrë 71.300 euro ryshfet për të ndihmuar trafikimin e hashashit në Norvegji.

Jensen ndihmoi në trafikimin e rreth 14 tonelatava kanabis, të cilat kanë hyrë në Norvegji në periudhën 2004-2013, u tha në seancën gjyqësore ndaj tij.

Trafikanti Gjermund Cappelen, i cili pas arrestimit pranoi trafikimin e hashashit dhe u kthye në dëshmitar ndaj Jensen, u dënua me 15 vjet burg. Mediat norvegjeze raportojnë se dënimi i tij u reduktua pikërisht për shkak të bashkëpunimit që ekspozoi ish-oficerin e lartë.

Jensen dhe Cappelenm kishin shkëmbyer qindra sms për rreth një dekadë, disa prej të cilëve për detaje të operacioneve të policisë dhe doganave.

Nga ana tjetër, avokati i tij mohon që Jensen të ketë shpërdoruar detyrën dhe ka deklaruar se ka në plan ta apelojë vendimin.