Uragani Irma, i cili është duke lëvizur drejt Karaibeve verilindore dhe bregut jugor të SHBA-së, u kaloi në kategorinë e pestë, me ç’rast filloi evakuimi i popullatës prej disa ishujve.

Autoritetet paralajmërojnë se Irma mund të sjellë shira të rrëmbyeshëm, të shkaktojë rrëshqitje dhe vërshime, me valë të larta deri në shtatë metra.

Fuqia e erës, në disa ishuj të caktuar, arriti deri në 280 kilometra orë.

Guvernatori i Portorikos, Rikardo Roselo paralajmëroi se të gjitha vendimet të cilat do të sillen gjatë disa orëve të ardhshme do të jenë vendimtare, duke theksuar se kjo është “çështje për jetë a vdekje”.

Gjendje e jashtëzakonshme është shpallur në Portoriko, në Ishujt e Virgjër të SHBA-së dhe në mbarë Floridën.

Në seancën e fundit, ky është uragani i dytë në territorin e SHBA-së.

Irma, e cila paraprakisht sot zhvilloi shpejtësi të erës prej 215 kilometra në orë, paraqet kanosje edhe për bregun lindor amerikan dhe Floridën, ku mbrëmë u shpall gjendje e jashtëzakonshme pas paralajmërimeve se uragani pritet të vijë për dy ditë.

Në Portoriko, ku gjithashtu është shpallur gjendje e jashtëzakonshme, janë mbyllur shkollat, ndërsa guvernatori kumtoi se do të hapen strehimore, në të cilat do të mund të strehohen deri në 62.000 persona.

Në gjendje gatishmëri janë edhe Garda nacionale si edhe mbajtësit e aeroplanëve, të cilët mund të marrin pjesë në shpëtim. Meteorologët paralajmërojnë se edhe nëse shmanget goditja e drejtpërdrejtë nga uragani, shirat e rrëmbyeshëm mund të shkaktojnë dëme serioze.