Për herë të parë edhe Tetova bëhet pjesë e shënimit të 11 Shatorit, Ditës Kombëtare të Shërbimit dhe Përkujtimit në SHBA, ku Ambasada Amerikane në Maqedoni dhe Këndi Amerikan në bashkëpunim me Kryqin e Kuq të qytetit të Tetovës dhe Institutin për Transfuziologji në Tetovë të organizohet aksioni i solidarizmit dhe shërbimit në komunitetin tonë. Dita Kombëtare e Shërbimit dhe Përkujtimit filloi në vitin 2002, si një mënyrë progressive, përmes shërbimeve bamirësie, për të nderuar viktimat, të mbijetuarit dhe gjithë ata që Dhurimi i gjakut do të bëhet ditën e hënë, me 11 Shtator në Pallatin e Kulturës, nga stafi mjekësor prej orës 10:00 deri në ora 16:00. Ku edhe do të grumbullohen ndihmat në ushqime dhe veshëmbathje Qëllimi i ngjarjes është që t;i mbledh bashkë njerëzitë e gjithë komuniteteve, bindjet e ndryshme politike dhe fetare për tu fokususar në një kauzë të përbashkët. Përkpjekjet tona do ta ndihmojnë Spitalin e Tetovës që t;i plotësojnë furnizimiet e gjakut, ndërsa do të ndihmohenë familjet në nëvojë me produkte ushqimore dhe veshëmbathje. Procesi i dhurimit të gjakut zgjat më pak se 20 minuta prej fillimit deri në mbarim, përfshirë regjistrimin, kontrollin e shkurtër mjekësor/pyetësor prej stafit të Kryqit të Kuq, dhe dhurim i gjakut. Dhuruesit e gjakut duhet të jenë mes moshës 18 deri në 65 vjeç, dhe duhet të kenë banuar në Maqedoni së paku 6 muaj. Dhuruesit muk duhet të kenë dhuruar gjak gjatë katër muajve të kaluar për gratë ose 3 muaj për burra.