Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë kërkuar nga Organizuata e Kombeve të Bashkuara, të marrin masa më të fuqishme për të ndëshkuar Korenë e Veriut, pas testimeve të njëpasnjëshme që ka bërë kohëve të fundit.

Tensionet u shtuan kur Koreja e Veriut tashmë ka realizuar dhe testin e gjashtë të saj ku detonoi një bombë hidrogjenike e cila kishte shkaktuar dhe tërmet.

Këto kërkesa të SHBA-ve u dhanë sot në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, e cila është dhe duke u mbajtur tutje.

“Mjaft është mjaft, kemi marrë një qasje në rritje dhe përkundër qëllimeve më të mira, ajo nuk ka funksionuar”, është shprehur ambasadorja amerikane në OKB Nikki Haley.