Tenistja e mirënjohur amerikane, Serena Williams është bërë nënë për herë të parë, raporton People.

Ajo ka sjellë në jetë dje një vajzë, emri i së cilës nuk është konfirmuar ende, transmeton Koha.net.

Williams është e fejuar me bashkëthemeluesin e Redditit, Alexis Ohanian, me të cilin ishte fejuar në dhjetor.

Tenistja amerikane ka marrë shumë urime nga yjet botërorë, përfshirë këtu Beyonce, Rafael Nadal, etj.