Senatori amerikan nga Ishujt Barts, Michel Magras, ka shkruar në rrjetin social Twitter, se uragani Irma ka shkatërruar gjithçka.
“Jam i shokuar nga përbindëshi që na ka kapluar, ishulli është i shkatërruar. Ky është apokalipsi, shumë dëme ka shkaktuar, shumë kulme ka shkatërruar”, shkuan senatori.
Uragani Irma ka përhapur shkatërrim në mbarë Karaibet, duke rrënuar ndërtesat dhe duke lënë të paktën shtatë viktima.
Ishulli i vogël i Barbudës zor se mund të banohet më, ndëra St Martin është pothuajse i shkatërruar.
Sipas “Fox News” numri i të vdekurve ka gjasa të rritet.
Uragani Irma, stuhia më e fuqishme e Atlantikut ka goditur ishujt e Karaibeve, ndërkohë që zyrtarët paralajmërojnë për efekte edhe me katastrofike.
Uragani është shndërruar në një stuhi të kategorisë së pestë, duke u konsideruar nga sinoptikanët si një stuhi “jashtëzakonisht e rrezikshme”, me erëra që arrijnë deri në 250 kilometra në orë.
Ndërkohë, dy stuhitë e tjera janë forcuar jashtë mase dhe priten të shndërrohen në uragane.
Më shumë se gjysma e banorëve të Puerto Rikos janë pa energji elektrike, ndërkohë që ishulli kërcënohet nga shirat dhe erëra të forta./SYRI.net/