Lady Gaga ka anuluar koncertin e saj në Montreal, Kanada për shkak të gjendjes së keqe shëndetësore.

Këngëtarja 32-vjeçare bëri një njoftim për fansat e saj në Twitter, për të njoftuar anulimin.

“Për fansat e mi më të mirë. Unë nuk mund të ndihem më keq se sa që nuk jam në gjendje të performoj sonte. U sëmura”, shkroi Gaga në postin e bërë.

“Më vjen keq për të gjithë ata që kishin për të më parë sonte. Unë ju dua”, përfundoi ajo.

Gaga shtoi se ajo dhe ekipi i saj po punojnë për një koncert të ardhshëm.