Zgjedhjet e dhjetorit përgjysmuan Bashkimin Demokratik për Integrim, subjekt ky, që për 16 vite ka uzurpuar skenën politike në Maqedoni. Kështu tha lideri i “Aleancës për shqiptarët”, Ziadin Sela, gjatë qëndrimit të tij në Zvicër, ku ka takuar mërgimtarët shqiptarë.

Kreu i Aleances Sela ka thënë se “Aleanca për shqiptarët”, ka dëshmuar se është e gatshme të bëj kompromis, por jo edhe të bëj kompromis për çështjet që janë jetike për shqiptarët atje në Maqedoni.

“Neve na u deshtë vetëm dy vite aktivitet politik bashkë me ju dhe sot zyrtarizimi i gjuhës shqipe të jetë akt i kryer dhe maksimalisht në kuadër që lejojnë kushtetua dhe në zgjedhjet tjera parlamentare unë ju premtoj që edhe kushtetuta do të ndryshojë dhe Maqedonia patjetër do të duhet të jetë shtet bilingual dhe binacional”, ka thënë Sela gjatë qëndrimit të tij në Winterthur të Zvicrës.

Comments are closed.