Clarence Seedorf pritet t’i rikthehet punës si trajner

Sipas mediave turke, Clarence Seedorf pritet ta marrë drejtimin e skuadrës turke, Antalyaspor.

Skuadra nga Superliga e Turqisë thuhet se i ka ofruar holandezit një ofertë trevjeçare, përcjell Express.

Ish ylli i Milanit së fundit ka qenë trajneri i ekipit kinez, Shenzhen, ku ishte shkarkuar vitin e kaluar.,

Seedorf më herët e ka drejtuar edhe skuadrën e Milanit, ku nuk pati një aventurë të suksesshme