Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) sonte në orën 19 e ka filluar seancën e 133-të, në të cilën do të shqyrtohen më shumë pika.
Siç informojnë nga KSHZ-ja, mes tjerash, në seancë do të shqyrtohen Raporti për verifikimin publik në Listën zgjedhore për 1, 2 dhe 3 shtatorin e vitit 2017, Manuali për edukimin e anëtarëve të komisioneve zgjedhore komunale dhe komisionit zgjedhor të Qytetit të Shkupit dhe Manuali për edukimin e anëtarëve të këshillave zgjedhor, në gjuhën shqipe dhe manuali për zgjedhje për kryetarë komunash dhe anëtarë të këshillit të komunave dhe Qytetit të Shkupit, në gjuhën maqedonase dhe shqipe. Në mënyrë të rastësishme do të zgjidhen edhe kryetarët, zëvendësit dhe anëtarët e komisioneve komunale zgjedhore, kërkesat e të cilëve për përjashtim janë pranuar nga KSHZ-ja.