Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë sot seanca do të mbajnë komisionet për çështje evropiane, për bujqësi, pylltari dhe ekonominë e ujërave dhe për financim dhe buxhet.
Në rend dite të Komisionit për çështje evropiane është Propozim ligji për ratifikimin e Marrëveshjes për bashkëpunim mes Qeverisë të Republikës së Maqedonisë dhe Këshillit të ministrave të Bosnjë e Hercegovinës në procesin e inkuadrimit në Bashkimin Evropian.
Anëtarët e Komisionit për bujqësi, pylltari dhe ekonominë e ujërave, do ta shqyrtojnë Propozim ligjin për plotësimin e Ligjit për ekonominë e ujërave, në lexim të parë, të parashtruar nga deputetët e VMRO-DPMNE-së.
Në seancën e Komisionit për financim dhe buxhet do të debatohet për Propozim ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për kontabilitetin e buxheteve dhe shfrytëzuesit e buxheteve dhe Propozim ligjin për ndryshimin e Ligjit për lëshimin e bonove të Republikës së Maqedonisë për denacionalizim, që të dy në lexim të parë.