Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë sot seanca do të mbajnë komisionet për çështje evropiane, për financim dhe buxhet, për transport, lidhje dhe ekologji dhe komisioni ligjdhënës-juridik.

Në rend dite të Komisionit për çështje evropiane është Propozim-ligji për përdorimin e gjuhëve, në lexim të parë.

Anëtarët e Komisionit për financim dhe buxhet do ta shqyrtojnë Propozim-ligjin për dhënien e bonove me vlerë – vauçerë, me procedurë të shkurtër, në lexim të dytë, të parashtruar nga deputetët Dragan Danev, Ilija Dimovski dhe Nevenka Stamenkovska.

Në seancën e Komisionit për transport, lidhje dhe ekologji do të debatohet për Propozim-ligjin për ndryshim të Ligjit për shërbime mediale audio dhe audiovizuele, me procedurë të shkurtuar, të parashtruar nga deputetët Tomisllav Tuntev, Ejup Alimi dhe Vesel Memedi,.

Seancë sot do të mbajë edhe Komisioni ligjdhënës-juridik. Në rend dite, mes tjerash, janë disa kërkesa për interpretim autentik.