2 Ton deri me tani ka qenë i njohur për këngë më ndryshe sesa reperët e tjerë

Por, reperi ka vendosur që të ndërrojë stil.

Me anë të një video që ai ka postuar në InstaStory, 2 Ton paralajmëron një këngë të re, e cila ka një titull interesant, “Marijuana”.

Deri me tani reperi njihet edhe si njëri prej reperëve të vetëm që nuk e ka promovuar barin në Kosovë.

Por, a do të jetë kjo një këngë që është mesazh kundër kësaj substance narkotike apo do të jetë këngë ku promovohet kjo substancë, mbetet të shihet.