Pavarësisht se u raportua se aktorja Scarlett Johansson është në lidhje me Colin Jost, duket se sërish statusi i lidhjes me avokatin e saj, Kevin Yorn mbetet i komplikuar.
Të shtunën, aktorja dhe ylli i “Night Live” thuhet se u panë duke u puthur në shi në një festë në East Hampton.
Kjo nuk ishte hera e parë që Johansson dhe Jost u panë bashkë, pasi thashethemet se të dy ishin tashmë në një lidhje dashurie kishin filluar kur ishin parë në një darkë romantike në qytetin e New York-ut.
“Ata u panë duke mbajtur duart dhe dukej sikur ishin rehat me njëri-tjetrin”, kishte thënë një burim për revistën “People”.
Por aktorja 32 vjeçare që poashtu është përfolur së fundmi se është në lidhje me avokatin e saj, Kevin Yorn me të cilin është parë gjatë një shëtitje romantike në muajin qershor në New York.
Edhepse të dy janë në një fazë ku mund të takohen me njerëz të rinj duket se ende ka diçka mes tyre.
“Ata ende po takohen me njëri-tjetrin, por janë të zënë dhe kanë shumë angazhime, kështu që kur kanë kohë, ata bëjnë përpjekje për të parë njëri-tjetrin”, ka thënë një burim i afërt me të dy.
I njëjrin burim ka thënë se lidhja mes aktores e avoktatit është shumë komplekse.
“Ata kanë qenë miq, përpos që kanë punuar së bashku, por këtu gjithmonë ka diçka më shumë”, ka thënë burimi.