Një 29-vjeçar nga Saranda është arrestuar nga policia pasi theu urdhrin e mbrojtjes të vendosur nga gjykata, duke ushtruar dhunë mbi nënën e tij. Burime zyrtare policore njoftuan ditën e djeshme se është arrestuar në flagrancë shtetasi Enea Qëndro, 29 vjeç, banues në Sarandë.

Arrestimi 29-vjeçarit është bërë, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij, duke thyer edhe urdhrin e mbrojtës, që Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë kishte vendosur për të riun. Ka qenë nëna e 29-vjeçarit ajo që ka denoncuar dhunën në policisë e Sarandës dhe punonjësit e policisë pas marrjes së këtij informacioni kanë vënë në pranga të riun.

Në lidhje me këtë rast materialet e mbledhura iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë për veprime të mëtejshme. Në ngarkim të të arrestuarit rëndon akuza për veprën penale “Dhuna në Familje” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”.