Pasi të gjithë rrugët gati se janë shtruar me asafalt në komunën e Sarajit, Lëvizja BESA ka kundërtshuar duke thënë se punimet në komunën e Sarajit nuk po zhvillohen për interes të qytetarëve.

“këto punime nuk po zhvillohen për interes të qytetarëve, por për propagandë parazgjedhore. Nuk ka se si mos të pyesish se a vazhdon ende bashkëpunimi VMRO – DPMNE – BDI, kur dihet se shumica e këtyre projekteve realizohen nga Koce Trajanovski?” thuhet në reagimin e Lëvizjes BESA – Saraj

Sipas kësaj partie asfaltimi i rrugëve është në dëm të popullatës pasi shtrohet me asfalt jokualitativ

“Duke pasë parasysh traditën e hidhur që tregon se kryetarët e komunave të BDI-së para zgjedhjeve shtrojnë asfalt jokualitativ, i cili pas zgjedhjeve shndërrohet në gropa, mendojmë se këto punime më tepër janë në dëm të popullatës së fshatrave të Sarajit, se sa në favor të tyre” thonë më tej nga BESA

Nëse fiton Lëvizja BESA në Saraj, komuna do t’u kthehet banorëve të saj, e jo si deri më tani që është e uzurpuar nga BDI-ja.

Ndryshe në komunën e Sarajit garojnë katër kandidat të partive politike shqiptare me 15 tetor. /TetovaSot/