Pavarësisht se tre ministrat e fundit të drejtësisë kanë qenë nga BDI-ja, Ministri aktual i Drejtësisë Bilent Saliji tha se në 100 ditshin e parë është angazhuar që të kthej besimin e humbur të qytetarëve në organet gjyqësore. Ai tha se Prokuroria Speciale Publike në të ardhmen do të funksionoj si organ i posaçëm i Prokurorisë Publike.

PSP-ja do t’i bashkëngjitet Prokurorisë Publike Themelore si një sektorë i veçantë e cila do të merret ne vepra penale më të forta. Më shumë se 3000 të burgosur vuajnë dënimin ndërsa thuajse 4000 të tjerë presin rend për të vuajtur dënim. Mes tjerash, qëllimi i këtij ligji është lirimi u hapësirave të burgjeve – dekalroi  Bilent Saliu, Ministër i Drejtësisë.

Një ndër arsyet që përmendi Saliji për përgatitjen e ligjit për amnisti është nurmi i madh i të burgosurve dhe atyre që presin të mbajnë burg. Ai tha se ministria e Drejtësisë ka ndërmarrë një sërë aktivitetesh në drejtim të plotësimit të prioriteteve urgjente reformuese, duke përmendur në këtë drejtim formimin e këshillit për reforma në gjyqësor, i cili përbëhet nga ekspert dhe që do të këtë për detyrë mbikëqyrjen e reformave dhe zbatimin e tyre.