Ish- kryeministri Sali Berisha komenton kapjen e 2,3 ton droge në Itali të nisur nga Shqipëria.

Ai akuzon kryeministrin Rama dhe kreun e Policisë së Shtetit Haki Çako se çdo javë po nisin tonelata me drogë drejt Italisë.

“Noriega dhe Haki droga, krenare me suksesin e madh ne eksportin e droges. Po nisin çdo jave tonelata ne Itali!!

Te dashur miq, Noriega dhe Haki droga, me operacionet e tyre te fuqishme kunder droges dhe trafikanteve, kane arritur kohet e fundit suksese te medha ne eksportin e kanabisit.

Keshtu, çdo jave, fale luftes me zero tolerance te tyre kunder kanabisit, ata nisin si eksport 2-12 ton hashash. Kete here te fundit nxoren 1000 policie nga toka, deti dhe ajri per te bllokuar trafikantet, por jo ata qe eksportojne mall, ndaj u eksportuan 2.3 ton!?”, shkruan Berisha.