Sulmuesi i përfaqësueses shqiptare, Armando Sadiku, ka treguar momentet e rastit të humbur në pjesën e dytë ndaj Maqedonisë, kur mund të ndryshonte fatin e ndeshjes dhe ndoshta të siguronte fitoren e kuqezinjve.

Kisha një mundësi, por e sulmova pak shumë shpejt shtyllën e parë dhe dola jashtë rrezes së portës dhe kur godita topin, shkoi jashtë. Mund ta kisha mbyllur ndeshjen, merrnim tre pikët. Në atë moment nuk më besohej, se m’u duk shumë e thjeshtë për të shënuar, kur mendon që shënon, nuk e bën”, tha ai.