Ryan Phillippe nuk po e lejon këmbën e tij të thyer që t’ia prishë disponimin.
Aktori 42-vjeçar dukejtnë formë të mirë në një fotografi “selfie” pa bluzë, të cilën e ka postuar në Instagram.
“Duke iu rikthyer formave trupore luftarake – gati për luftë”, shkroi ylli i “Shooter”.
Ryan pësoi një aksident “të frikshëm” derisa ishte në një shëtitje familjare gjatë muajit korrik, duke përfunduar me këmbë të thyer, e cila kërkoi intervenim kirurgjik. Që nga atëherë ka qenë në rikuperim.