Rusia ka urdhëruar të gjithë zyrtarët që të kthejnë të gjithë të afërmit e tyre që gjenden jashtë vendit për shkak të rritjes së tensioneve dhe nisjes së mundshme të luftës globale.

Politikanëve dhe personaliteteve të larta thuhet se kanë marrë një paralajmërim nga presidenti Vladimir Putin për të sjell të gjithë të dashurit e tyre në mëmëdhe, sipas medieve lokale raporton Daily Mail.

Kjo vjen pasi Putin ka anuluar një vizitë të planifikuar në Francë, dhe ka afruar raketat bërthamore te kufiri polak.

Ish lideri sovjetik Mikhail Gorbachev gjithashtu ka paralajmëruar se bota është shumë afër luftës për shkak të rritjes së tensioneve në mes të Rusisë dhe SHBA e vendeve të tjera perëndimore.

Sipas dailymail, stafi administrativ, administratorët rajonal, ligjvënësit e të gjitha niveleve e të gjithë punonjësit e korporatave publike janë urdhëruar që të kthejnë fëmijët e tyre prej shkollave të jashtme menjëherë.

Dhe në rast se ata nuk bëjnë këtë gjë, punonjësit do të humbin të gjitha mundësit për avancim në punë, sipas medieve lokale.

Arsyeja ekzakte e këtij urdhri ende nuk dihet.
Por analisti politik rus Stanislav Belkovsky ka thënë: “Kjo është e gjitha pjesë e masave paraprake për përgatitje të një ‘Lufte të madhe’