Ambasadori rus në Kombet e Bashkuara, Vasilij Nebenzja sot deklaroi se është shumë herët që Këshilli i Sigurimit të hënën të votojë për sanksione të reja ndaj Koresë së Veriut.

“Nuk mendoj se do të mund aq shpejt ta bëjmë”, theksoi Nebenzja.

Paraprakisht, ambasadorja e SHBA-së në KB, Niki Hejli apeloi që KS 15 anëtarësh më 11 shtator të votojë për propozimin rezolutën amerikane për vendosjen e sanksioneve të reja ndaj Phenianit, pasi Koreja e Veriut të dielën e kreu provën e gjashtë bërthamore dhe njëherit më të madhe.