Ambasadori rus në Kombet e Bashkuara, Vasilij Nebenzja, deklaroi sot se do të ishte tepër herët, ashtu siç dëshiron SHBA-ja, që Këshilli i Sigurimit qysh të hënën të votojë për sanksione të reja kundër Koresë Veriore, për shkak të testit më të ri nuklear të Pjongjangut.

“Nuk mendoj se do të mund ta bëjmë këtë aq shpejt”, ka thënë diplomati rus për media.