Presidenti rus, Vlladimir Putin e urdhëroi Ministrinë ruse të Punëve të Jashtme që ta padisë Qeverinë amerikane për shkak të konfiskimit të pronës së përfaqësive diplomatike ruse në SHBA, deklaroi sot zëdhënësi i Kremlinit, Dimitrij Peskov.

Putin paraprakisht paralajmëroi se urdhëroi ndërmarrjen e veprimeve juridike për shkak të shkeljes të së drejtave pronësore të Rusisë nga Uashingtoni.

Ai, gjithashtu, theksoi se Rusia e ruan të drejtën që në mënyrë shtesë ta zvogëlojë numrin e personelit diplomatik amerikan në Moskë, por shtoi se Moska nuk do ta bëjë këtë në këtë moment.