Karl-Heinz Rummenigge ka thënë se Real Madrid është ekipi i ëndrrave të Robert Lewandowskit

Presidenti i Bayern Munichut, Karl-Heinz Rummenigge ka tronditur tifozët e skuadrës së tij, duke thënë se Real Madrid është ekipi i ëndrrave të Robert Lewandowskit.

Ai po ashtu ka kritikuar polakun, i cili kishte kritikuar fazën përgatitore e tyre dhe udhëtimin në turneun e Azisë.

“Nëse Lewandowski ankohet për turneun në Azi, po i tregoj se ekipi i ëndrrave të tij, Real Madrid ka kaluar 24 ditë në nxehtësi dy herë më të madhe se sa ne”, tha Rummenigge për Bild.