Në vazhdën e aktiviteteve partiake të premten më 08.09.2017 dega e PDSH-së në Tearcë mbajti kuvend zgjedhor.
Në këtë kuvend u zgjodh kandidati i mundshëm për Kryetar i komunës së Tearcës, bartësi i listës si dhe lista e kandidatëve për këshilltarë komunal. Punimet e kuvendit i ndoqi Kryetari i PDSH-së z.Thaci dhe struktura partiake e degës.
Kuvendi i degës propozoi dhe për kandidat të mundshëm për Kryetar të komunës së Tearcës e zgjodh, z.Ruhan Iljazi, kurse për bartëse të listës së këshilltarëve, znj.Fatmire Isaku.
Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, z.Menduh Thaçi në fjalimin e tij para kuvendarëve mes tjerash potencoi: “Shqiptarët vazhdojnë të ballafaqohen me situatë të rëndë dhe me humbje të kërkesave politike dhe penda e fundit që e ndal këtë situatë është PDSH dhe jeni ju aktivistët e PDSH-së, andaj është me rëndësi të madhe ruajtja e organizimit politik të shqiptarëve e kjo është PDSH-ja”