Me siguri të gjithë së paku një herë në jetë, me mirëmbajtje të papërshtatshme, kemi “shkatërruar” xhemperin e preferuar.

Temperatura e lartë dhe rrobalarësja e kanë zvogëluar për disa numra, andaj më parë do t’i përshtatej ndonjë kushërire disa vjet më tëre, sesa juve.

Mirëpo, më nuk do të jeni e detyruar t’i falni xhemperët e shtrenjtë – kemi zbuluar një truk të thjeshtë, i cili do t’ia kthejë shkëlqimin e mëparshëm.

Thjesht dhe me sukses shpëtimi i modës do të mund të aplikohet në të gjitha pjesët e veshjeve, mirëpo edhe te ato të punuara nga materiali natyral, posaçërisht nga pambuku.

Ja disa veprime të thjeshta pas të cilave xhemperi juaj do të marrë formën e mëparshme.

Ju nevojiten:

– një enë me ujë të vakët, pothuajse i ftohtë,

– zbutës i rrobave, ose si zëvendësim shampon bebesh apo regjenerator flokësh,

– peshqiri,

– gjilpëra me kokë,

– pllakë e madhe e rrafshët apo dërrasë.

Procedura:

1. Në enën me ujë qitni zbutësin dhe lageni xhemperin. Lëreni të qëndrojë rreth 30 minuta në mënyrë që të thithë ujin dhe të zbutet.

2. Xhemperin shtrijeni në peshqir të rrafshët dhe zgjerojeni. Peshqirin rrotullojeni bashkë me rrobën në mënyrë që të thithë ujin.

3. Xhemperin pastaj lehtë me dorë zgjerojeni deri në masën në të cilën dëshironi, shtrijeni në dërrasë dhe edhe një herë duke formësuar shtrëngojeni me gjilpëra për bazën.

4. Lëreni që të thahet dhe formën jepjani me hekur në temperaturë të përshtatshme.

Në këtë mënyrë xhemperi nga videoja është zgjeruar për plot 5 centimetra, në gjatësi gjithashtu ka fituar 5 centimetra, ndërkaq në mëngë një centimetër më shumë.