Mono dieta ka qenë kryefjala e dietave për vitin 2016 dhe ky regjim duket se ka qenë më popullori në rradhët e femrave mbipeshë. Kjo mënyrë e të ushqyerit që ndihmon procesin e rënies në peshë konsiston në ngrënien e një ushqimi të vetëm (frut apo perim).Ekspertët kanë vërtetuar se ngrënia e ushqimeve nga një familje perimesh apo frutash për disa ditë rresht ndihmojnë procesin e tretjes pasi trupi metabolizon shumë pak vlera ushqyese dhe ka për të tretur shumë më pak enzima se zakonisht. Mineralet, vitaminat dhe vlerat e tjera ushquese përthithen më lehtë nga organizmi dhe numri i kalorive të marra është në nivele aq të ulta, saqë akumulimi i yndyrës është një proces thuajse i pamundur. Por nëse mendoni se masa dhjamore është ajo që shkrin gaboheni. Trupi humbet masën muskulore dhe pas disa ditësh metabolizmi do të ngadalsohet. Ndryshimet nuk do zgjasin për shumë kohë dhe në të ardhmen do e keni të vështirë të humbisni peshë.