Ekipet e shpëtimit në Porto Riko janë duke u përpjekur të arrijnë në zonat e goditura nga uragani Maria mes rrëshqitje të dheut dhe mungesës së energjisë elektrike.

Shumë zona kanë mbetur pa asnjë mënyrë komunikimi dhe ende nuk është e qartë shkalla e dëmit.

Maria është kosnideruar si stuhia më e ashpër që e ka goditur Porto Rikon në 80 vitet e fundit.

Sipas Qendrës amerikane të Uraganeve, “Maria” soli përmbytje katastrofike në ishull që kanë mbuluar shumë pjesë të tij. Autoritetet lokale bënë me dije se deri tani është raportuar vetëm një viktimë, një person i goditur nga mbeturinat që erërat e fuqishme të “Marias” hidhnin ngado.

Maria goditi Porto Rikon me erëra me shpejtësi 225 km/h, duke shkaktuar dëme të mëdha, por tashmë stuhia ka lënë pas ishullin dhe fuqia e saj është ulur në kategorinë e dytë, për të goditur mës pas  Republikën Domenikane, ku la 15 viktima.