Legjenda e Milanit, Paolo Maldini, ka treguar dy kundërshtarët më të vështirë që është përballur gjatë karrierës së tij tejet të suksesshme.

Maldini thotë se Maradona dhe fenomeni Ronaldo ishin ta pa krahasueshëm dhe e konsideron veten me fat që ka luajtur kundër legjendës së Argjentinës.

Kam qenë me fat që kam luajtur kundër Maradonës. Ai dhe Ronaldo, kur ishte tek Interi, ishin kundërshtarët më të vështirë me të cilët jam përballur ndonjëherë”, tha Maldini në një intervistë për “Bild”.