Një nga sherret më të bujshme në shoëbizin shqiptar dhe që mbahet mend është ai mes këngëtares Rovena Stefa dhe gazetareve Aulona Musta e Fatma Halixhiu.

Dyshja në fjalë, njëherësh edhe drejtueset e emisionit “Thumb”, kishin thumbuar dikur keq Rovenën, lidhur me klipin e këngës së saj “Malli”.

Rovena aso kohe kishte publikuar një klip mjaft erotik, por i cili pati probleme me transmetimin e tij në YouTube, gjë që u komentua keq nga Aulona dhe Fatma në emisionin e tyre.

Gjithçka kishte përfunduar me një padi nga Rovena, ndërsa më pas edhe një përballje televizive në “Zonë e Lirë”.

Sot (e hënë) u përfol se treshja pati edhe një përballje tjetër në ambientet e televizionit Klan.

E kontaktuar nga Telegrafi, këngëtarja Stefa pohoi se ka pasur një debat rastësor, por që nuk ka dashur të komentojë shumë mbi të.

“Ishte një debat që ndodhi papritur, por që nuk do doja të komentoja shumë mbi të”, ka thënë shkurt për Telegrafin, Rovena Stefa.

Ndërkohë, Rovena ka gjasa të përballesh shpesh me Aulonën dhe Fatmën pranë zyrave të televizionit Klan, pasi këngëtarja është tashmë pjesë e sezonit të ri të “Dance With Me”, ku është duke përjetuar një përvojë të re të vallëzimit.