Legjenda braziliane, Ronaldinho insiston se Philippe Coutinho do të vazhdojë të luajë për Liverpoolin
Ditëve të fundit është shkruar shumë për Philippe Coutinhon, të cilin Liverpool nuk pranoi ta shiste në Barcelonë, pavarësisht dëshirës së lojtarit.
Por, këtë nuk e beson legjenda Ronaldinho, i cili thotë se Coutinho nuk është kështu.
“Unë nuk besoj historinë se Coutinho do të refuzojë të luajë për Liverpoolin. Unë e njoh atë dhe kjo nuk është mënyra e tij”, tha Ronaldinho për mediat braziliane.