Roma e ka mposhtur 3:1 Udinesen në “Olimpico”.

Roma ka vazhduar me formën e mirë në Serie A. Të besuarit e Eusebio Di Francesco triumfuan 3:1 në Olimpico përball Udineses.

Edin Dzeko (12’) dhe Stephan El Shaarawy (30’ e 45’) shënuan për Romën, ndërsa pë mysafirët shënoi Jens Stryger Larsen (90′).

Roma humbi edhe një penalti, Diego Perotti dështoi nga pika e bardhë në minutën e 89’.

Pas këtij triumfi, Roma ka shkuar në kuotën e 12 pikëve dhe gjendet në pozitën e katërt në renditje.