Ylli shqiptar Rita Ora duket se është njëra ndër femrat më tërheqëse dhe më me stil të industrisë muzikore ndërkombëtare.

Shpesh herë e kemi parë teksa eksperimenton me stile të ndryshme të veshjeve.

E kësaj radhe Rita vjen në një dimenzion tjetër. Artistja shqiptare e ka kombinuar stilin klasik të viteve të vjetra me atë modern, me ç’rast edhe ka sjellur një pamje tejet tërheqëse të saj.

Këto fotografi që shihni ajo i ka realizuar për revistën e famshme botëore “Vogue”.