Bashkimi i rinisë në të gjithë fshatrat e komunës së Zhelinës për të mbështetur kryetarin aktual, Fatmir Izarin, siç duket ua ka fut ethet strukturës së BESËS në Zhelinë. BESA e Zhelinës është trembur aq shumë me dy fshatra ku shihet gjithë rinia në krah të Izairit sa që deri në 15 tetor mund të dorëzohen para nisjes së votimit kur do të grumbullohen rinia e 18 fshatrave të kësaj komune
Disa anëtarë të kësaj Lëvizje vetëm se kanë nisur ti ofendojnë rininë a partiake, rininë e cila dëshiron që ky ndryshim për Zhelinën të vazhdojë edhe katër vitet e ardhshme. “Rinia me Dokin janë shitur për një maic” janë një nga ofendimet të cilët rininë me Dokin e kanë mobilizuar edhe më shumë për të vazhduar mbështetjen e madhe Dokit.
“Me Dokin” tani më janë edhe anëtarë të partive tjera, OJQ-të e që veprojnë brenda komunës, OJQ që veprojnë jashtë vendit në dipasorë si dhe shumë apartiakë që i shohin projektet e realituara dhe që e vlerësojnë punën katër vjeçare.
Ndryshe me 15 tetor Fatmir Izairi do të përballet me kandidatët nga radhët e ASH-së, PDSH-së dhe BESËS. /TetovaSot/