Rina e komunës së Zhelinës ka nisur mbështetjen e madhe kandidatit për kryetar komune, Fatmir Izairin. “Me dokin” është edhe motoja e tyre që do të trokasin derë më derë për të treguar projektet e ardhshme të komunës së Zhelinës me arkitektin e saj i cili në katër vitet e ardhshme Zhelina sërish do të radhitet në një ndër komunat e suksesshme, shkruan TetovaSot.

Komuna e Zhelinës në krye me Fatmir Izairin hapi me mijëra vende pune në zonën ekonomike ku sot gjithë fshatrat që janë pjesë e kësaj komune kanë njerëz të punësuar.

“Me dokin” rinia e komunës së Zhelinës do të ec edhe më tutje duke bashkëpunuar me sportdashësit, shoqëritë kulturore, OJQ dhe organizatat tjera që gravitojnë në këtë komunë.

“Me dokin” janë radhitur gjithë rinia e të gjithë fshatrave të komunës së Zhelinës, si rinia e Zhelinës, Pollaticës, Treboshit, Strimnicës, Debërcës, Grupçinit, Llërcës, Merovës, Leshnicës, Uzurmishtit, Kapashdollit dhe gjithë të tjerat.

Ndryshe zgjedhjet lokale në Maqedoni do të mbahen me 15 tetor, ku në komunën e Zhelinës pritet të garojnë Famtir Izairi, Reshat Aliu nga ASH-ja, Blerim Sejdiu nga BESA dhe nga PDSH-ja përflitet Mefaili./TetovaSot/