Rikthehet Seria A. Pas pauzes së bërë për shkak të impenjimit me Kombëtaret, kampionati italian rinis garën e saj këtë fundjavë, ku spikasin 4 nga 5 ekipe të mëdha të cilët kanë arritur të sigurojnë pikë të plota në dy javët e para.

Juventus, Inter, Milan dhe Napoli e kanë nisur në mënyrën më të mirë, ndërkohë Roma ka pësuar humbjen e parë përballë Interit. Sidoqoftë rifillimi i kampionatit i gjen disa prej këtyre skuadrave me mungesa të rëndësishme, transmeton supersport.

Tekniku i Juventusit, Masimiliano Allegri i kërkoi skuadrës së tij 2 fitore radhazi në dy javët e para. Misioni u përmbush, por tani duhet të bëjë kujdes pasi mbrojtja nuk është më ajo e dikurshmja dhe si të mos mjaftojë ky detaj, atij do t’i duhet të bëjë dhe pa liderin e repartit të prapavijës, Giorgo Chiellini, i cili është i dëmtuar. Për t’u verifikuar është edhe gjendja e Pauolo Dybala, njeriu deciziv në dy javët e para, i cili ka qënë i angazhuar me Kombëtaren e Argjentinës. Nuk janë shfrytëzuar pothuajse fare dy blerjet e reja, Bernadeschi dhe Bentacur. Titullarë në mesfushë pritet të jetë Matuidi duke parë formën jo të mirë të Claudio Marchisios dhe Khedirës, me këtë të fundit që edhe me Kombëtaren e Gjermanisë nuk dha më të mirën. Higuain është njeriu i cili në sfidën përballë Chievos në fundjavë duhet të dërgojë bardhezinjtë drejt fitores së tretë radhazi.

Me moralin e ngritur vjen Interi. Një start fantastik nga ana zikaltërve. Sfida e tyre e fundit përballë Romës mund të vlerësohet me notën 10. Kërkohet vazhdimësi dhe ndalesa e rradhës për ta do të jetë Spal, një rival i lehtë në letër dhe një mundësi e artë për të garantuar edhe një tjetër tre pikësh. Spalleti duhet të ndihet mirë teksa ka parë lojën e Candrevës me Kombëtaren e Italisë, bashkë më të edhe Ivan Perisic. Krahët e sulmit zikaltër janë në gjëndjë optimale. Galiardini është prapa me përgatitjen fizike, ndërsa blerja më e re Karamoh duket i vendosur për tu integruar sa më shpejt në skemat e teknikut Spalleti. Inter nuk do të ketë sërish në dispozicion Cancelon për shkak të dëmtimit, ndërkohë Dalbert pritet të jetë titullarë duke zënë vendin e Nagatomos.

Entuziazëm të madh ka në shtëpinë e Milanit. Gjashtë fitore radhazi midis Europa League dhe kampionatit, janë një garanci e madhe për teknikin Montella, i cili duhet të ndihet i kënaqur që në dispozicion një skuadër solide. Lucas Biglia pritet të bëjë debutimin e tij me fanellën e “Djallit”, pikërisht kundër ish-skuadrës së tij, Lazios. Angazhimet me kombëtaret i kanë mirë repartit të sulmit. Cutrone ka rikonfirmuar formën e tij duke gjetur golin me Kombëtaren Italiane U-21, të njëjtën gje ka bërë edhe Andre Silva me portugalinë. Ndaj Lazios Montella ka në dispozicion një skuadër të karikuar, të cilët janë gati për fitoren e rradhës.

Napoli gjithashtu po gëzon një moment të mirë. Ekipi i teknikut Sarri do të udhëtojë në transfertën drejt Bolognës, ku sigurisht vinë me ide të qarta. Pas suksesit të arritur në Champions dhe në javët e para në kampionat, skuadra jugore do të kërkojë vazhdimsinë në arritjen e rezultateve pozitive.

Mes të mëdhenjve i vetmi ekip që u shkëput ndaj katër skuadrave të sipërpërmenduara është Roma.