E ftuar gjatë çeljes së sezonit të emisionit “Zonë e Lirë” është modelja me origjinë shqiptare Egla Harxhi.

Ajo është shprehur gjatë emisionit për shtatzëninë e saj si dhe marrëdhënien treshe që ka me të dashurin dhe të dashurën italiane. Ajo është shprehur se sekreti i kësaj marrëdhënie është vetëm dashuria pasi nuk ka xhelozi në të.

“Një femër në këtë lloj marrëdhënie funksionin nëse të dyja vajzat kanë pëlqim ndaj njëra-tjetrës, nuk do të funksiononte. Nuk ka rëndësi si jetohet jeta, rëndësi ka harmonia që t’i ke në fund të fundit,”-është shprehur në modelja.

Gjithashtu ajo ka theksuar se rolet për djalin e saj do të jenë të ndara ai do të ketë dy mama dhe një baba.