Franck Ribery thotë se ëndrra e tij e vetme është edhe një tjetër triumf me Bayern Munichun në Ligën e Kampionëve

Ylli francez, Franck Ribery ka folur një ditë para fillimit të sezonit të ri në Ligën e Kampionëve, ku Bayern Munich pret Anderlechtin.

Ai thotë se ëndrra e tij është që edhe një herë tjetër të fitojë Ligën e Kampionëve me skuadrën gjermane.

“Triumfi në Ligën e Kampionëve edhe një herë tjetër me Bayern Munichun është ëndrra ime më e madh, motivi im ditor, qëllimi im. Do të japim gjithçka në çdo ndeshje duke filluar që nesër kundër Anderlechtit dhe nuk do të ndalojmë deri sa të përfundojë”, shkruan Ribery në Instagram.

Ribery e ka fituar një titull të Ligës së Kampionëve me Bayernin në vitin 2013, duke mposhtur në finale Borussia Dortmundin.