Ylli francez ka folur për të ardhmen e tij.

Franck Ribery është pjesë e Bayern Munichut tash e 10 vite dhe nuk e ka ndërmend që të largohet nga kampionët e Gjermanisë me të cilët ka fituar çdo trofe të mundshëm.

Francezi madje synon që ta fitojë sërish Ligën e Kampionëve me Bayernin, para se t’i jap fund futbollit të luajtur.

“Ëndrra ime është ta fitojmë edhe njëherë Ligën e Kampionëve. Kur mendoj për këtë trofe motivohem më shumë”, ka thënë ai për Bild.

“Mund të luaj në nivelet më të larta edhe për dy ose tre vite të tjera”.

“Dua të pensionohem te Bayerni. Dëshira ime është të qëndroj këtu deri në ditën e fundit të karrierës, por ekziston mundësia që edhe të luaj në ndonjë skuadër tjetër. Të shohim.”, ka thënë në fund 34-vjeçari.