Sonte (e premte) në Pallatin Mbretëror në Tiranë, po zhvillohet ceremonia martesore e çiftit Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku.

Dyshja i dhanë fund beqarisë së tyre duke thënë “Po” sot para qindra dëshmitarëve në dasmën e tyre.

Shumë personazhe VIP kanë qenë të ftuar në këtë dasmë, ndër ta: Greta Koçi, Samanta Karavella, Lori Hoxha, Eni Koçi, Sinan Hoxha, Rezarta Shkurta etj.

Këta të fundit duket se e kanë me shumë qejf vallëzimin, përderisa janë shfaqur në pistën e Pallatit duke vallëzuar plot ritëm me njëri-tjetrin.

Rezarta dukej vezulluese në një fustan të kuq, ndërsa edhe Sinani shkëlqente në elegancë në një kostum të zi.

“Sot e kemi vendosur! Nuk do bëjmë skandale”, ka shkruar Rezarta në mbishkrimin e videos, ku dyshja shfaqen duke ‘ndezur’ atmosferën. /Telegrafi/