Milan ka qenë skuadra më aktive e verës, duke transferuar 11 lojtarë për sezonin e ri 2017-2018. Nga këta 11 lojtarë, 9 prej tyre pritet të luajnë në formacionin e parë këtë sezon, duke përjashtuar dëmtimet apo pezullimet.

Prej lojtarëve që ishin sezonin e kaluar, vetëm dy kanë mbijetuar të jenë në formacionin e parë, portieri Donnarumma dhe spanjolli Suso. Shumica e lojtarëve të kaluar, janë shitur, huazuar ose kanë përfunduar në stolin e rezervave.

Mbetet të shihet nëse këto ndryshime do të kenë efekt në fund të kampionatit, pasi në fillim kuqezinjtë e kanë nisur shumë mirë, duke arritur 6 fitore radhazi në gjashtë ndeshjet e para zyrtare, 4 në Europa League dhe 2 në kampionat.