Aleanca për Shqiptarët në vazhdën e aktiviteteve për zgjedhjen e kandidatëve për garën zgjedhore të 15 tetorit, pritet që nesër ta zyrtarizojë kandidatin  për komunën e Zhelinës.

Kryesia e degës së kësaj partie mes kandidatëve brenda garës partiake ka zgjedhur mjekun nga Zhelina,  Reshat Aliu.

Kjo kandidaturë pritet që nesër të  merr dritë jeshile edhe nga organet e larta partiake, por që do të zyrtarizohet gjatë Kuvendit zë Aleancës.

Aliu është një figurë popullore në këtë komunë që do të jetë në garë të ngushtë me kandidatin e BDI-së, Fatmir Izairi dhe ate të Lëvizjes BESA, Blerim Sejdiu.