Reportazh i FAZ për Shqipërinë, një pamje dramatike e krimit të lidhur me drogën. Ja pse ka më pak kanabis sivjet (VIDEO)

Qeveria shqiptare e ka shpallur prioritet luftën ndaj kanabisit, ndërkohë që Bashkimi Europian është shprehur qartë se kjo luftë do jetë edhe kusht për nisjen e negociatave.
Në këto kushte, dy prej mediave më të rëndësishme gjermane, gazeta FAZ dhe televizioni publik ARD kanë përgatitur një reportazh nga Shqipëria.
Pikëpyetja kryesore që ngrenë gazetarët është kjo: Sa seriozisht e ka luftën ndaj kanabisit qeveria e Edi Ramës?
Gazetari investigativ Artan Hoxha thotë se është i bindur që qeveria e ka lejuar vetë mbjelljen e kanabisit në vitin zgjedhor.